Faleminderit Zot

Programim dhe Ueb

Llampa ofron shërbime në zhvillim softuerik që gjithashtu janë të njohura si zhvillim i aplikacioneve, programe softuerike, dizajnim të softuerëve, zhvillim te aplikacioneve softuerike, zhvillim të aplikacioneve për ndërmarrje, zhvillim të platformës, zhvillim të produkteve duke shkruar dhe mirëmbajtur kodin burimorë, duke bërë hulumtime, aplikim të prototipave, modifikime, ripërdorime, si dhe aktivitete tjera të cilat rezultojnë ne zgjidhjet e produkteve softuerike që janë të kënaqshme për klientët.
Llojet e programimit:
Zhvillim i Aplikacioneve të Kostumizuara

Llampa ofron zhvillim të programeve softuerike në mënyre që shoqëria të rritë produktivitetin ose të u mundësohet shoqërisë matja e produktivitetit, duke shfrytëzuar gjuhë të ndryshme programore si dhe duke siguruar zgjidhjet për ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha. Gjithashtu siguron programe me platforma të pavarura te cilat funksionojnë në sisteme operative të ndryshme dhe sisteme të ndryshme harduerike.

Disa nga llojet e zhvillimeve softuerike janë:

  • Zhvillim të Desktop ose Ueb Aplikacioneve
  • Zhvillim të Lojërave Kompjuterike dhe atyre Mobile
  • Zhvillim të Aplikacioneve Mobile të cilat funksionojnë në paisje të dorës siç janë telefonët smart, kompjuterët tablet, media player të ndryshëm, asistent personal digjital dhe asistent digjital për ndërmarrje.
Zhvillim të Ueb faqeve dhe Dizajnim

Llampa ofron zhvillim të (internetit <world wide web> dhe intranetit <private network>), aplikacioneve duke inkuadruar ueb dizajn, zhvillim të përmbajtjes në ueb, zhvillim të ueb serverit dhe e-commerce etj. Llampa përdorë teknologjitë Ajax, lash, JavaScript, JQuery, MS Silverlight, HTML5, CSS3, ASP, PHP, .NET, Websphere, Java, CGI, Python, Apache, DB2, MS SQL Server, MySQL, Oracle, Sybase, SQLite etj…

Llampa gjithashtu ofron modelim dhe dizajn të ueb faqeve (dizajnim të mediave, grafik dizajn, 3D dizajn, dizajnim i imazheve, logo te kompanive) duke përdorur platformat Photoshop, Adobe, Corel Draw etj…

Marketing Përmes Internetit (SEM & SEO)

SEO (search engine optimization) – është proces i përmirësimit të trafikut në ueb faqe, duke përdorur teknikat natyrale ose organike. Këto teknika kanë për qëllim të vendosin ueb faqen sa më lartë në listë gjatë rezultateve të kërkimit nëpër veglat e kërkimit, të cilat kanë gjasë më të madhe për ti tërhequr vizitorët.

SEM (search engine marketing) – është një mënyrë e mirë e marketingut të produktit përmes internetit. Gjithashtu është e njohur si ueb marketing. Këtu përfshihen edhe punët e tjera të ndërlidhura si affiliate marketing, social media marketing,email marketing, etj.

Na Kontaktoni

Llampa është e përkushtuar për të shërbyer Vlerë, Ndershmëri, Respekt ,Profesionalizëm, Udhëheqje dhe Kujdes të veçantë ndaj klientit, me fokus në detaje në zgjidhje të produkteve me kualitet të lartë.

Sigurohet në efikasitet dhe efektivitet duke shfrytëzuar burimet ekzistuese dhe te reja të teknologjisë informative. Të tejkaloj pritjet internale dhe eksternale të konsumatorëve duke implementuar metodat e avancuara në lidhje me përfundimin e projekteve në kohë.

 Ju lutem mos hezitoni të na kontakti përmes e-mail adresës nëse e pëlqeni vizionin dhe qasjen tonë ndaj zgjidhjeve në TIK.